Të paktën 3 të vdekur në përplasjen e dy helikopterëve gjatë shuarjes së zjarreve

Mos i humb

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë u përplasën në ajër teksa po shuanin zjarret pyjore në shtetin amerikan të Kalifornisë

Një nga drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës në Kaliforni, David Fulcher, tha se aksidenti ka ndodhur në Riverside County, në jug të shtetit amerikan.

Fulcher tha se njëri nga helikopterët u ul me sukses pas përplasjes, ndërsa tjetri u rrëzua.

Nga aksidenti humbën jetën piloti dhe dy zjarrfikësit që ndodheshin në helikopterin që u rrëzua.

Fulcher tha gjithashtu se rrëzimi i helikopterit shkaktoi një zjarr të ri nga i cili u dogjën më shumë se 1,6 hektarë pyll dhe se zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarrin pas përpjekjes disa orëshe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit