Të rinjtë dhe fëmijët pritet të marrin pasaportat zvicerane pa pagesë

Mos i humb

Në qytetin e Lucernit gjatë vitit që po kalon, janë natralizuar gjithsej 560 të huaj. Afër gjysma e tyre, 245 janë fëmijë, të mitur ose të rinj nën moshën 25 vjeçare. Me pretekstin se shumë prej tyre nuk mund t`i përballojnë taksat e shtrenjta të natyralizimit, partitë e majta : SP dhe Grüne por edhe GLP (Partia e Gjelbër Liberale) kanë kërkuar me një mocion që në të ardhmen këto kategori të lirohen nga pagesa.

Një person që bën kërkesën në qytetin e Lucernit për pasaportën zvicerane mesatarisht duhet të paguajë 2400 franga, transmeton albinfo.ch. Kur kësaj t`i shtohen edhe 200 deri 550 franga për taksat e kantonit dhe të federatës, rezulton se shumë të rinj hezitojnë të bëjnë kërkesën për natyralizim. Dhe mungesa e pasaportës zvicerane i privon ata pat ë drejtë nga pjesëmarrje në jetën politike dhe shoqërore të vendit, përkundër faktit se ta janë plotësisht të integruar këtu.

Duke qenë se tri partitë e përmendura kanë një shumicë të ngushtë në Parlamentin e Qytetit, mund të pritet që mocioni do të miratohet. Kështu, fëmijët dhe të rinjtë do të lirohen nga pagesa e taksës në nivel të qytetit, që është njëherësh më e shtrenjtë në krahasim me ato në nivel kantoni e shteti, përcjell albinfo.ch gazetën zvicerane. Nga pagesa e këtyre të fundit sigurisht që nuk do të mund të lirohen.

Nga 560 të huajt që gjatë vitit në ikje kanë marrë pasaportën zvicerane në Lucern, prijnë me numriun e tyre kosovarët, të ndjekur nga gjermanët, italianët dhe srilankasit./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit