“Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës”, Partia e Lirisë zbulon cili është projektligji për çmimin e naftës që po bllokon mafia në Kuvend

Mos i humb

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkua nga qeveria që të shkrijë menjëherë Bordin e Transparencës në mënyrë që t’i hapet rruga uljes së çmimit të naftës në vend, pasi në bursë një fuçi po tregtohet me çmimin e para luftës.

“Që në 9 mars të këtij viti, 7 muaj më parë kemi dërguar një projektligj në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë.

Por në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim.

E dimë shumë mirë se mund ta marrin dhe rrëzojnë se kanë dhe votat por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as nuk e kanë diskutuar.

Ndërhyrje te taksat ka bërë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, SHBA dhe BE.

Mekanizimi ka dy rrugë, shkrirjen e menjëhershme të Bordit mafioz të mafias dhe ndërhyrjen te taksat”, tha Vasili.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit