Televizioni gjerman jep shifrat: Rindërtimi pas tërmetit kushton 1 miliard euro, deri tani janë mbledhur 15 milionë

Mos i humb

Televizioni gjerman “ARD” ka shkruar gjatë për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, ku ndalet edhe tek kostot e dëmeve.

Sipas ARD-së, rindërtimi i zonave të shkatërruara mund të arrijë në 1 miliard euro, shumë kjo e stërmadhe për kapacitetin që ka Shqipëria.

“Shifrat zyrtare nuk janë ende të disponueshme, por rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të jetë jo vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por njëherësh edhe e kushtueshme. Ekspertët thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro.

Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj kanë dhuruar tashmë para. Deri më tani, janë mbledhur rreth 15 milion euro” – shkruan ARD.

Më tej televizioni gjerman vë theksin tek Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, i cili është ngritur nga qeveria për të grumbulluar, koordinuar dhe menaxhuar paratë e mbledhura, me qëllim përballimin e situatës.

Kjo media shkruan se korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem i madh dhe për këtë duhet treguar transparencë me fondet e mbledhura, por edhe për shpenzimet që do kryhen në terren.

“Një komision i posaçëm duhet të kanalizojë këto para dhe të sigurojë transparencë, sepse korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri. Qeveria ka bërë të ditur plane për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në afat të shkurtër, do të ndërtohen deri në 5,000 apartamente, në planin afatgjatë edhe 10,000.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit