Teliti: Çmimet e larta të banesave, pastrim i parave në sektorin e ndërtimit

Mos i humb

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti u shpreh sot se çmimet e banesave në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022-shit janë rritur me rreth 2,5 herë më shumë se në shtetet e Eurozonës.

Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Teliti tha se “indeksi i çmimeve të apartamenteve në këtë 3-mujor të vitit ishte 17,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Sipas tij “çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike”.

Teliti tha se “rritja e çmimeve ka të bëjë me efektin e futjes në vend të parave të pista dhe pastrimit të tyre në sektorin e ndërtimit”.

“Paratë futen në dy mënyra, se pari nëpërmjet investitorëve, të cilët i mbajnë çmimet  e larta pasi nuk kanë nevoja akute për cash, sepse ndërtojnë me para jolegale. Dhe së dyti, nga një pjesë e blerësve, të cilët duke qenë se kanë para të siguruara në rrugë joligjore kanë mundësi të paguajnë çfarëdo çmimi”, tha ai.

Kjo, sipas tij, “i mban çmimet e larta për konsumatorët e zakonshëm shqiptarë dhe çiftet e reja, të cilëve po u bëhet thuajse e pamundur blerja e një shtëpie në kryeqytet”.

“Ky shtrenjtim, sipas ekspertëve, do të vazhdojë edhe më tej, nëse ndodh amnistia fiskale dhe dhënia e pasaportave të arta, dy nisma të qeverisë Rama të cilat BE i ka kundërshtuar me forcë. Me injektimin në ekonomi të një kanali të ri financiar, deri dje të fjetur, çmimet e apartamenteve në Tiranë do të shtrenjtohen sërish”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit