Kurti: Asociacionin s’e lejon Kushtetuta, kemi mbështetje për anëtarësim në KE

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me ç’rast, ka deklaruar se atë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Ai për median austriake, DerStandard, ka cituar paragrafin e parë të planit të Ahtisaarit: Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike.

“Kur bëhet fjalë për Asociacionin Serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës.

Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një asociacion; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992.”, ka thënë Kurti.

Ai ka potencuar se të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, me ç’rast, ka bërë të ditur se udhëtimi pa viza do të jetë në vitin 2024. Ai ka thënë se ka mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ne kemi mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por ende duhet të kalojmë disa procedura. Do të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO.”, ka thënë tutje Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit