“Tempulli”, Balla: Çdo ditë rezultate të mirëpritura në favor të shëndetit të të rinjve

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për operacionin kombëtar “Tempulli” kundër lëndëve narkotike.

Balla theksoi se ky operacion vijon çdo ditë me rezultate të mirëpritura në favor të jetës dhe shëndetit të të rinjve.

“Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërinë e prindërve dhe gjyshërve kundër fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, nënvizoi Balla.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit Lezhë dhe Vlorë për rezultatet gjatë fundjavës.

Në Lezhë janë vënë në pranga 6 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë, për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike të ndryshme si dhe janë sekuestruar dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa, si dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike dhe 1 mjet prerës (thikë).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit