Tensionet Greqi-Turqi/ Erdogan: Jemi lodhur nga lojrat në Mesdhe

Mos i humb

Presidenti i Turqisë shprehet se janë të lodhur nga lojërat në Mesdhe dhe se ata nuk do të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të siguruar burime nafte në Mesdhe Lindor. Ndërkohë që mediat greke raportojnë se në drejtim të zonës është nisur anija franceze Charles De Gaulle, për të ndihmuar Greqinë.

Tensionet në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë për të venë nën kontroll të burimeve të hidrokarbureve në zonë, nuk gjejnë qetësi.  

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se Turqia është në kërkim të drejtave të veta dhe theksoi se përpjekjet e Greqisë për të marrë sa më shumë zona nën kontroll, është shembull i plotë i kolonializmit modern.

“Jemi lodhur nga kjo lojë. Ka filluar të bëhett për të qeshur fakti se edhe një shtet, jo pjese e Mesdheut dhe qe nuk ka të drejta në këtë zonë siç ka Turqia, të luaj këtu për të fituar. Le të bashkohen sa të duan armiqtë tanë, ata nuk do të arrijnë të ndalin prosperitetin e Turqisë” – Kështu është shprehur Erdogan, duke lënë të kuptojë se dërgimi i forcave shtesë franceze në zonë nuk e frikëson atë dhe shtetin turk, teksa dje është njoftuar se misionin i anijes kërkimore turke Oruç reis do të zgjatet sërish.

Në anën tjetër në shtypin grek është njoftuar se anija franceze ‘Charles de Gaulle’ do të dërgohet në Mesdheun Lindor.

Sipas raporteve, thuhet se Greqia ka në plan të blejë 18 avionë luftarakë Rafale nga Franca. Tensioni në Mesdheun Lindor nisi në fillim të viteve 2000 me zbulimin e burimeve të pasura të gazit natyror në Mesdheun Lindor dhe u thellua dukshëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve Turqi-Libi, Greqi-Itali e më pas nga marrëveshja Greqi –Egjipt, e cila nxiti dërgimin e anijes kërkimore turke në zonë.

Pas fillimit të misionit kërkimor në Mesdhe të anijes ‘Oruc Reis’, mes palëve ka patur tensionim të vazhdueshëm. Franca, një nga vendet që reagoi ndaj aktiviteteve kërkimore të ‘Oruç Reis’ në rajon, gjithashtu dërgoi fregata dhe aeroplanë luftarakë në rajon muajin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit