Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë në Egje, momenti kur të gjithë menduan më të keqen

Mos i humb

Ka pasur sërish tensione mes Turqisë dhe Greqisë në brigjet e Egjeut.

Mediat raportojnë momentin, ku dy anije patrullimi nga njëra anë greke, e nga ana tjetër turke, kanë kryer manovra të rrezikshme, duke tentuar edhe të përplasen fizikisht.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti ku anija turke i afrohet rojës bregdetare greke, duke kaluar vetëm pak metra larg tyre.

Ndërkohë turqit pretendojnë se ky veprim u bë pasi grekët kishin kaluar në ujërat e tyre territorial.

Incidente janë regjistruar edhe gjatë pasdites së djeshme, ku një gomone me emigrant u rrethua nga anijet greke dhe turke, pasi secili prej tyre pretendonte se gomonia ishte në ujërat territoriale të tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit