Tentuan të udhëtonin në Britani me dokumente false, arrestohen 43 shqiptarë në aeroportin spanjoll Gran Canaria

Mos i humb

Rreth 43 persona me shtetësi shqiptare dhe një person me origjinë siriane janë arrestuar pasi u kapën duke tentuar të udhëtojnë drejt Britanisë me dokumente false.

Njoftimi u bë edhe nga policia spanjolle, ku u sqarua se gjatë muajit nëntor 2021 deri në janar të 2022, janë arrestuar 44 persona.

Arrestimet janë kryer gjatë kontrolleve në aeroportin Gran Canaria.

Fillimisht 44 të arrestuarit kanë paraqitur dokumentacion fals gjatë kontrollit policor dhe pasi janë identifikuar dhe konfirmuar identiteti i tyre i vërtetë janë arrestuar.

Sakaq të arrestuarit janë vënë para drejtësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit