Vodhi një shumë parash në një klinikë optike në Gjirokastër, arrestohet pas disa muajsh 42-vjeçari

Mos i humb

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet se është autor i një vjedhje. Ngjarja ndodhi në muajin shtator të vitit 2021 në një optikë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. Ç., banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin e datës 29.01.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit