“Tërheqja e YPG-së nga veriu i Sirisë duhet të konfirmohet”

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar sot tha se vendit i duhet konfirmim i drejtpërdrejt i raporteve se terroristët e YPG-së u tërhoqën nga pjesë të veriut të Sirisë dhe shkatërruan disa nga bazat e tyre.

Akar tha se ai kishte marrë informacionin nga SHBA-të por se lajmi ende nuk ishte konfirmuar.

“Ne duam t’i shohim të gjitha këto personalisht dhe t’i konfirmojmë me sytë tanë”, tha Akar.

Ai shtoi se katër helikopterë, dy turq dhe dy amerikanë, kryenin vëzhgime ajrore të zonës së sigurt në veri të Sirisë për gati dy orë.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë arritën një marrëveshje më 7 gusht që zona e sigurt në veri të Sirisë do të shërbejë si një “korridor paqeje” për sirianët e zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në shtëpi dhe do të ngrihet një Qendër e Përbashkët Operacionesh në Turqi për të koordinuar formimin e saj.

SHBA, e cila e konsideron PKK-në si organizatë terroriste, ndryshoi emrin e YPG-së në Forcat Demokratike Siriane në korrik të vitit 2017 në mënyrë që ta ndajë atë me PKK-në.

Në dy vitet e fundit, operacionet turke “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” çliruan rajone nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-i, duke lejuar qindra mijëra civilë të zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur në grupin e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit