Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit nis hetimet: Pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje

Mos i humb

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas tërmetit vrastar të 26 nëntorit.

Çështja e regjistruar është për veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘shpërdorim i detyrës’.

“Më datë 29.11.2019, Prokuroria Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash. Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve. Çështja është regjistruar për veprat penale: “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, thuhet në një njoftim.

Ndërkohë mësohet se janë ngritur dy ekipe nga organi i akuzës për të hetuar të paktën 200 objekte në Durrës dhe Thumanë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit