Tërmeti në Shqipëri, prezantohen projektet e rindërtimit

Mos i humb

jatë një konference në Tiranë u prezantuan projektet e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë (AA).

Në fjalën e tij në konferencë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se procesi i rindërtimit në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga situata e vështirë pas tërmetit.

“Vazhdon puna për planet zhvillimore në zonat urbane, ku sigurisht bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, pra apartamente në lagje apo blloqe të reja banimi. Është realizuar gjithçka është e nevojshme për projektimin e njësive individuale në zonat rurale”, tha Rama.

Sipas kryeministrit Rama synohet që brenda vitit të sistemohen familjet të cilat kanë humbur banesën e tyre dhe të ndërtohen mijëra shtëpi të reja.

Gjatë prezantimit të projekteve, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, theksoi se janë identifikuar deri tani 398 hektarë zona rindërtimi, në të cilat do të ndërtohen 7981 banesa kolektive dhe 806 banesa individuale.

“Jemi në një sipërfaqe tejet të madhe që ka të bëjë me 180 mijë metra katrorë rindërtim, ku përfshihen dhe objekte publike. Këto shifra japin në tërësi të gjithë punën dhe angazhimin e ndërmarrë për procesin e rindërtimit, i cili nuk fokusohet vetëm tek një solidaritet personal, por është tejet i gjerë në të gjithë territorin”, tha Margariti.

Ajo theksoi më tej se “Tashmë janë tre zona të cilat janë miratuar dhe kanë kaluar dhe në këshillat bashkiakë. Është në Bashkinë Kurbin zona e parë, ajo e Laçit e cila është zona që do të akomodohen 500 apartamentet e dhuruar nga ana e Qeverisë Turke. Në bashkinë Thumanë kemi planin e detajuar vendorë dhe në Bashkinë Shijak, ku është parashikuar të rindërtohet në zonat ku pallatet janë dëmtuar dhe do të rindërtohen lagje të reja të rikonceptuara që nga fillimi. Në këto tre zona kemi 1716 familje në banesa kolektive dhe 366 familje në banesa individuale”.

Sipas saj edhe në Bashkinë e Durrësit do të ndërtohet një lagje e re, ndërsa në Bashkinë e Kavajës është një zonë e re, e cila do të integrohet me ndërtesa të cilat prishen dhe rindërtohen në të njëjtën hapësirë. Margariti tha se në Fushë Krujë do të ndërtohet një lagje e re, ndërsa në Bashkinë Vorë, do të ndërtohen banesat në të njëjtin vend ku ndodhen ndërtesat e dëmtuara.

Ndërsa ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij, u shpreh se grantet për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, do të jepen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Sipas tij, banesat që do të rindërtohen, do të kenë cilësi shumë më të mirë se më parë.

Kujtojmë se gjatë muajt janar është nënshkruar protokolli në lidhje me ndërtimin e 500 njësive të banimit, projekt të cilin Turqia do ta realizojë me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Pas tërmetit, ekipet e institucioneve të ndryshme nga Turqia mbërritën në Shqipëri për ndarjen e ndihmave dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti shkatërrimtar i nëntorit të vitit të kaluar me magnitudë 6,3 ballë në Shqipëri, shkaktoi 51 viktima, plagosi 900 të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit