Terroristët e PYD/PKK-së rekrutojnë me forcë kurdët që të luftojnë kundër ushtrisë turke

Mos i humb

Një nga komandantët e Ushtrisë së Lirsë Siriane (ULS) Ebu Ali Sicco tha se terroristët e PYD/PKK-së rekrutojnë me forcë kurdët në rajonin Afrin të Sirisë dhe i detyrojnë të luftojnë kundër forcave turke dhe opozitës siriane, e cila në rajon ka filluar operacionin “Dega e Ullirit”.
Forcat turke së bashku me ULS-në më 20 janar nisën operacion për çlirimin e rajonit sirian kufitar Afrin nga terroristët e PYD/PKK-së, të cilët e mbajnë këtë rajon nën pushtim gati pesë vite ndërsa dje u mor kodra me rëndësi strategjike Bursaya, afër qendrës së Afrinit.

Komandant i Korpusit të 3-të të ULS-së Sicco për AA tha se kodra është pastruar plotësisht nga elementet terroriste.

“Këtu kemi një terrorist të kapur. Edhe ai konfirmoi se terroristët e PYD/PKK-së rekrutojnë me forcë shumë nga vëllezërit tanë kurdë për të luftuar kundër ushtrisë turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane”, tha Sicco duke shtuar se në mesin e atyre që janë sjellë me forcë në fushën e betejës ka një numër të madh të të miturve.

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” forcat turke dhe opozita siriane dje çliruan kodrën Bursaya, e cila është një kodër me rëndësi strategjike që ndodhet në verilindje të qytetit Afrin dhe nga ku terroristët kanë kryer sulme me raketa dhe mortaja ndaj civilëve në Azaz dhe qytetin kufitar turk Kilis./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit