Avionët pa pilot të Forcave të Armatosura Turke (TSK) kanë filmuar momentet kur terroristët e YPG/PKK-së u kanë vënë zjarrin automjeteve dhe ndërtesat në pika të shumta të Afrinit, në veri të Sirisë, me qëllim për të krijuar perceptimin negativ ndaj TSK-së.
Ndërkohë vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” i TSK-së ndaj objektivave terroriste në Afrin.
Në planifikimin dhe zhvillimin e operacionit në objektiv merren vetëm terroristët dhe strehimoret, pozicionet, armët dhe mjetetet e terroristëve.
TSK armët, municionet dhe mjetet më moderne luftarake i përdor në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pa shkaktuar asnjë dëm ndaj rrethit dhe njerëzve të pafajshëm, duke treguar kujdes dhe ndjeshmëri të cilën asnjë shtet tjetër nuk e ka treguar, edhe pse ndoshta kjo mund të shkaktojë vonesë.
Terroristët të cilët dëshirojnë të pengojnë daljen e civilëve nga qendra e qytetit të Afrinit, i cili është rrethuar në kuadër të këtij operacioni, po bëjnë gjithçka me qëllim të realizimit të propagandës së zezë që të krijojnë perceptim negativ ndaj TSK-së.
Në këtë kuadër, avionët pa pilotë (IHA) kanë filmuar momentet kur terroristët u kanë vënë zjarr automjeteve dhe ndërtesave në pika të shumta të Afrinit.
Në pamje shihen ndërtesa, objekte dhe automjete të djegura nga terroristët në pika të shumta të qytetit.
Gjithashtu në pamje shihet edhe zjarri dhe retë e tymit si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë një cisternë, kamion dhe automjet me qëllim “të krijimit të perceptimit në opinionin publik ndërkombëtar se këtë e bën TSK-ja”./Rtv Islam/


