Thaçi BE-së: Na trajtoni njësoj si të tjerët

Mos i humb

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Europian për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut Thaçi tha se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta dhe se është koha për diçka konkrete.

Vetëm pak çaste pasi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, bashkë me komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn publikuan raportin e Progresit, presidenti Thaçi tha se Kosova tashme po pret liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Komisioni Evropian sapo publikoi raportin për Kosovën dhe pakon e zgjerimit. Më këtë rast, dua të theksoj se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e reformave evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Tani, pa humbur kohë, të gjitha institucionet duhet të reflektojnë për përmbajtjen dhe të gjeturat e raportit, në mënyrë që të adresohen problemet dhe sfidat e evidentuara. E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë.

Kosova ka vullnet të mjaftueshëm politik për të intensifikuar hapat e saj drejt integrimit në BE. Përkushtimi i Kosovës për reformat, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në njërën anë, dhe në anën tjetër rikonfirmimi i institucioneve të BE-së se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE, duhet që natyrshëm të kurorëzohet me hapin e radhës drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, pra marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit