Thaçi “godet” opozitën, bëhuni pjesë e dialogut dhe aty tregoni guximin e patriotizmin

Mos i humb

 

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar Qeverinë e Kosovës rreth zhvillimeve të fundit të dialogut Kosovë- Serbi.

Presidenti Thaçi, para kabinetit  qeveritar beri të qartë se nëse Kosova do të bëjë një marrëveshje më Serbinë do të jetë vetëm në bazë të Kushtetutës.

“Në takimin me Mogherinin e bëmë të qartë se Kosovë është e gatshme për të bërë marrëveshje kushtetuese ligjore e ndërkombëtare me Serbinë. Ky proces të mbyllet me njohje reciproke. Në këtë takim institucioneve të BE bëra të qartë për 95 proceset që Kosova ka përmbushur për Liberalizimin e vizave”, tha Thaçi.

Thaçi theksoi se tërheqja e platformës për dialog nga ana e qeverisë është bërë në mënyrë që tu jepet më shumë kohë të gjithëve për ta arritur konsensus për këtë fazë të rëndësishme.

Tutje presidenti Thaçi Ka thënë se opozita nuk duhet ë bëjë kritika të pa baza por të bëhet vetë pjesë e dialogut dhe të tregoj se çka mund të bëjë.

“Unë kam bërë thirrje edhe ma herët që ti bashkoheni delegacionit. Po e bëjë prapë dhe i thërras partitë politike opozitare, bëhuni pjesë e dialogut dhe aty e tregoni edhe guximin edhe patriotizmin tuaj. Ky do ishte veprimi i duhur dhe racional dhe i guximshëm që e presin qytetarët e Kosovës. Gjithçka tjetër, kritika të pa baza, tregojnë mungesë të përgjegjësisë dhe guximit” ka thënë Thaçi, raporton Kosova Post.  Presidenti Thaçi , duke folur për arritjen e një konsensusi , ndër të tjera tha se pres me padurim ndërtimin e një konsensuit për këtë fazë përfundimtare”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit