
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe për temat me i interes bilateral.
Presidenti Thaçi me këtë rast ka falënderuar ministren Toshiko Abe për mbështetjen politike që Japonia i ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit, sidomos në zhvillimin ekonomik, në arsim, media dhe ambient.
“Këto ditë shënojmë 10 vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. Vizita juaj në Kosovë dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve do ta forcojë edhe më shumë këtë Përveç temave politike dhe ekonomike, në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin kulturor dhe sportiv”, thuhet në kumtesën e Zyrës së Presidentit.
Sipas kësaj kumtese bëhet e ditur se Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova me atletët e talentuar mezi pret të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio më 2020.
Nga ana tjetër, Ministrja e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, ka ofruar mbështetjen e Japonisë për Kosovën në të gjitha fushat.
Ajo ka theksuar se shumë shpejt Japonia do të hapë edhe ambasadën e saj në Prishtinë, e cila do t’i lidhë edhe më shumë dy shtetet dhe dy popujt.
Në fund, presidenti Thaçi ka mirëpritur hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë si një hap të madh drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.


