Thaçi i shpreh ngushëllime familjes së policit të gjetur në Lepenc

Mos i humb

Pas gjetjes së njërit nga policët e zhdukur në Lumin Lepenc, Presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes. Ai nëpërmjet një statusi në facebook ka thënë se bashkëndjenë me dhimbjen e familjes së policit.

Thaçi ka falenderuar angazhimin e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht rreth këti rasti.

“Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, shkroi Thaçi në facebook.

Ministria e FSK-së njoftoi se trupi i gjetur është i policit Malsor Dashi.

Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit