Thaçi: Idetë për shkëmbim territoresh nuk janë të institucioneve të Kosovës, janë ide koti

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin se pesë vendet e BE-së do të njohin shtetësinë e Kosovës. Sipas tij ka mbetur vetëm akti formal i njohjes nga ana e këtyre shteteve.

“Ka mbetur edhe akti formal i njohjeve, ne shpresojmë që do të ndodhë së shpejti edhe njohja nga ana e pesë shteteve të BE-së me të cilat Kosova ka marrëdhënie të mira edhe pse nuk është njohur shteti i Kosovës ende nga ana e tyre” tha Thaçi .

Këto komente Presidenti Thaçi i bëri pas takimit me homologun e tij Slloven Barot Pahor.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po ashtu foli edhe për integritetin e Kosovës për çka garantoi se askush nuk guxon të luaj me integritetin territorial.

‘Ne po shënojmë përvjetorin me 115 njohje. Ne i dimë pengesat në procesin e anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kosova ka integritetin territorial të paprekshëm i njohur edhe ndërkombëtarisht. Ka pasur ide për ndarje edhe për shkëmbime me herët, mirëpo unë kam qenë i çartë ,ide të tilla nuk i sjellin mirë vendit. Idetë e tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës. Këto janë spekulime ku është përmendur edhe emri im. Bibël dhe Kuran është Deklarata e Pavarësisë së Kosovës’, tha Thaçi duke lënë të kuptohet se shtuar se në spekulimet e fundit po përmendet edhe Shqipëria për çka tha se është ide e kotë, raporton Kosova Post.

“Pretendimi për të involvuar edhe Shqipërinë është ide e kotë. Kosova është zot i vetvetes dhe ka institucionet e saj vendimmarrëse”, tha Presidenti Thaqi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit