Thaçi: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se janë bërë hapa konkretë në forcimin e sundimit të ligjit dhe se është bërë progres në luftën kundër korrupsionit, por ka ende për të bërë në këtë drejtim.

Ai gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar kundër korrupsionit e pranoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është e lehtë, por ka ende punë për të bërë.

“Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova ka marrë një sërë veprimesh për sundimin e ligjit. Kosova ka miratuar legjislacion për këtë fushë. Kosova ka pasur sfida në zbatimin e legjislacionit. Ky proces që ka për qëllim forcimin e mekanizmave për luftën kundër korrupsionit do të ketë mbështetjen time dhe të zyrës sime”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se në mënyrë graduale është rritur numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe është rritur buxheti për institucionet e sundimit të ligjit.

Ndër ligjet e miratuara deri më tash në luftën kundër korrupsionit, ai përmendi ligjin për kodin penal, kodin e procedurës penale, ligji për gjykatat, ai për këshillin prokurorial, për policinë, Agjencinë Kundër korrupsionit, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe ligje të tjera.

Kreu i shtetit po ashtu tha se Kosova ka plotësuar tashmë 95 kriteret e domosdoshme për liberalizmin e vizave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit