
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka demantuar kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili tha mbrëmë se në Berlin pati presion nga Thaçi për heqje të taksës.
Ai më tutje ka përgenjeshtuar tërthorazi Haradinajn duke thënë se në Berlin delegacioni kosovar ka shkuar unik me qëndrimin që, taksa të mbetet në fuqi.
“Disa kanë menduar se gjithçka mund të ndodh vetëm me i thënë Vuciqit njihe Kosovën dhe do përmbyllet, por nuk është ashtu sepse nuk pash një thirrje të till nga Merkel dhe Macron drejtuar Vuciqit, nuk pash gatishmëri për thirrje edhe për 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën. Për këtë thash që nuk është hapur asnjë ide e re dhe nuk është mbyllë një idee vjetër. Sa i përket korrigjimit unë jam që Presheva, Medvegja e Bujanoci me iu bashku Kosovës pa cenuar asnjë centimetër tjetër, jam në të drejtën e Zotit dhe qytetarëve të Kosovës”, tha në fund Thaçi.


