Thaçi përsëri godet BE-në: Na imponuat Specialen, Serbia i meriton 100 gjykata të tilla

Mos i humb

Duke folur për Specialen tha se e njëjta iu imponua institucioneve të vendit. Kreu i shtetit tha se po të kishte drejtësi, Serbia do të duhej t’i kishte 100 gjykata të tilla.

“BE-ja e ka imponuar themelimin e saj, institucionet tona e kanë pranu një gjë të tillë. Mendoj se Specialja nuk do të arrijë të bëjë atë që proklamon. Sikur të kishte drejtësi të tillë 100 gjykata të këtilla do të duhej të bëheshin kundër Serbisë që janë kry në Kosovë e Ballkan”, u shpreh ai.

Thaçi madje i ka kritikuar edhe misionet e huaja. Tha se atyre u ka kaluar koha.

“Koha e misioneve të huaja në Kosovë është kaluar, jemi mirënjohës për punën e tyre, partneriteti i mirëfilltë funksion në mënyrë reciproke”, shtoi ai, transmeton g.express. Ai tha se duhet shikuar mirë misionin e EULEX-it. “Nëse deri tash kemi folur për tkurrje, tash duhet të flasim menjëherë për fazën përmbyllëse”.

As kësaj radhe, Presidenti nuk hezitoi të flasë për vizat. Vazhdon ta quajë të padrejtë izolimin për viza që po u bëhet qytetarëve të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit