Thaçi premton, nuk ka dialog me Serbinë pa konsensus të brendshëm

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar se të dielën do të fillojë faza e re e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa ka premtuar se do të ketë koordinim me spektrin politik, institucionet vendore e ndërkombëtare dhe shoqërinë civile për arritjen e një konsensusi më të mirë të mundshëm për fazën përfundimtare të dialogut.

“Si president i vendit kam pasur takim me znj. Mogerini për të diskutuar mundësitë e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe për të hapur një kapitull të ri, apo intensifikuar procesin e ri të dialogut në fazën përfundimtare të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi konfirmuar pjesëmarrjen si shtet i Kosovës. Ekipet tona do të takohen në ditët e ardhshme, ndërsa takimi në nivel të presidentëve do të ndodhë të dielën”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se ditët e ardhshme do të jenë ditë intensive ku do të ketë takime  me ndërkombëtarët në mënyrë që të koordinohemi.

“ Javën e ardhme do të kemi takime të shumta me ndërkombëtarët për të pasur kështu një koordinim sa më të mire të mundshëm, gjithashtu do të kemi edhe takime me spektrin poltik të Kosovës, bartësit e institucioneve , shoqërinë civile me mediat dhe me personat me ndikim në shoqërinë kosovare në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur dhe të ndërtojmë një konsensus sa më të mirë”,  tha presidenti Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit