Presidenti Thaçi: Serbia do të jap përgjegjësi për krimet në Kosovë

Mos i humb

Krimet që Serbia ka bërë në Kosovë herë do kur do, do të jap përgjegjësi për to, kështu është shprehur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të eliminimit të dhunës seksuale në konflikt, ku dhe u lansua fushata “Bëhu zëri im” në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Duke folur për ngjarjet e luftës në Kosovë, represionin dhe dhunën e ushtruar nga pushteti serbë, presidenti Thaçi i cilësoi faktet e trishtueshëm dhunimet seksuale në Kosovë për të cilat tha ai se duhet ndëshkohen përgjegjësit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e eleminimit të dhunës seksuale në konflikt e cila synon që të tërheq vëmendjen e shoqërisë dhe shteteve demokratike. I dimë krimet që Serbia ka bërë në Kosovë, por herë do kur do të jap përgjegjësi për to. Të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë fajtore për atë se çka ju ndodhi, dhe më shumë se të gjithë kanë nevojë për përkrahje”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit më pas ka lexuar edhe njërën nga letrat e të mbijetuarës të dhunës seskuale të shkaktuar nga pushteti serbë.

“Unë sapo mora një zarf me një rrëfim të viktimës së dhunës seksuale të shkaktuar nga forcat serbe.Vuajtja ime nuk pati fund aty, sa pata vuajtje e maltretime e keqtrajtime në familjen time, askush nuk me kuptonte, kisha krizat e mija kishe nevojë për psikolog per mjek, kisha nevojë për dikë që më kupton. Nuk mujsha me jetu me këtë barrë”.

Presidenti Thaçi theksoi me teje se duhet të bëjmë më shumë që t’i japim fund dhunës seksuale në konflikt.

“Të mbijetuarat e dhunës sesuale nuk janë fajtore për atë që ju ndodhi ato janë viktimat kanë nevojë për përkrahje të shoqërisë dhe institucioneve shtetërore. Duhet të bëjmë edhe me shumë për t’i dhënën fund dhunës seksuale në konflikt. Duke e sjellë besimin e tyre në vetvete, nderin dhe moralin e tyre”, tha Thaçi.

Ndërsa, Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se qëllimi ynë duhet të jetë caki final i çështjes së dhunimit seksual në Kosovë.

“Jemi mbledhur së bashku për të shënuar ditën ndërkombëtarë të dhunës seksuale në konflikt, duhet te bashkohemi edhe me fuqishëm kundër dhunës sesuale që është shkaktuar dhe e cila ende po vazhdon të jetë e gjallë. Mungesa e drejtësisë e ka kthyer jetën e tyre në një maks, të cilat ende përballen me izolim, e diskriminim.Të mbijetuarat të dhunës seksuale kemi përçuar ndjenjën se kanë bërë diçka të turpshme dhe për shkak të mentalitetit tonë nuk po mund të arrijmë t’i ndihmojmë që nuk është turp por është krim. Çështja e dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë e kemi ngritur dhe do të vazhdojmë të ngrisim”, tha Jahjaga duke përfunduar se ky duhet të jetë caki ynë final./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit