Thaçi: Takimi në Washington është inkurajues për të dyja palët

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Komisioni i ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin (KVP), i iniciuar nga vet ai, do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës dhe në drejtësi.

Thaçi lidhur me këtë çështje foli të mërkurën në dialogun e organizuar publik, ku u bë przantimi i raportit “Matja e perceptimit publik dhe dialogu për Komisionin e ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”.

Ky Komision synon të sigurojë mjete për trajtimin më të drejtë të palëve të prekurve nga konfliktet e dhunshme me të dhëna përfshirë ngjarjet nga viti 1989 deri në vitin 2008, përfshirë rezistencën paqësore 10 vjeçare të kosovarëve për të cilën nuk ka shumë të dhëna në librat e historisë, periudhë kjo ku ishte bërë shkelje masive e te drejtave të njeriut, pastaj luftën deri në ndërhyrjen e NATO-së si dhe trazirat e vitit 2004 e deri tek shpallja e pavarësisë.

Thaçi tha se ndër iniciativat e tij të para ka qenë iniciativa e themelimit të këtij komisioni si një fenomen që duhet t’i bëjë bashkë të gjitha komunitetet për gjetjen një të vërtetë e cila do t’i ndihmonte drejtësisë.

Presidenti Thaçi tha se në të njëjtën kohë, Kosova po zhvillon dhe një proces tjetër të rëndësishëm, për arritjen e një marrëveshje paqësore të përhershme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi i Washingtonit në qasjen që po flas dy ditë më parë në mes të presidentëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, besoj se do të jetë takimi i dhe momenti i kthesës kritike dhe pozitive që nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) lidershipit dhe presidentit Trump, dinamikës dhe mençurisë së ambasadorit Grenell të arrihet marrëveshja në të ardhmen e afërt. Takimi në Washington është inkurajues për të dyja palët”, theksoi Thaçi.

Bashkautorja e raportit të prezantuar për matjen e perceptimit publik dhe dialogun për këtë komisionin KVP, Kathelijne Schenkel, tha se qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë mbledhja e informacioneve se çfarë shoqëria kosovare mendon për të vërtetën dhe pajtimin dhe gjithashtu çfarë kuptojnë me Komisionin për të Vërtetën.

“Mbi të gjitha nga grupet e fokusuara kemi gjetur që derisa njerëzit shprehin nevojë për të vërtetën dhe dëshirojnë pajtim, e gjejnë ende shumë të vështirë t’i besojnë institucioneve dhe liderëve politikë. Dhe, prandaj shumica nga ta kanë thënë që në aspektin individual ata mund ta arrijnë pajtimin, por në nivele të larta është shumë sfiduese”, tha Schenkel.

Hulumtimi është bërë ballë për ballë nga 20 anketues në terren në të gjitha komunat e Kosovës me rreth 1000 të anketuar të të dyja gjinive dhe nga të gjitha komunitetet në vend.

Të pranishëm në këtë diskutim kanë qenë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ai i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, i Shqipërisë, Qemal Minxhozi e përfaqësues të tjerë të organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit