Themeluesi i Space X zbulon prototipin e ri të raketës Starship

Mos i humb

New York

Themeluesi i kompanisë hapësinore amerikane “Space X”, Elon Musk, ka zbuluar një prototip të raketës së tij Starship, e cila sipas tij, mund të transportojë njerëz në Hënë.

“Zbulimi i madh kritik që është i nevojshëm për ne për t’u civilizuar në hapësirë është të udhëtojmë në hapësirë si udhëtim ajror”, u tha Musk entuziastëve të hapësirës dhe gazetarëve të tubuar në vendin e zhvillimit të kompanisë Space X në Teksas.

Ai më tej tha se ideja për një civilizim hapësinor, të qenit atje midis yjeve, është një nga gjërat më të mira.

Musk pretendon se fluturimi i parë në orbitë i raketës mund të realizohet brenda gjashtë muajve të ardhshëm, ndërsa misionet në hapësirë brenda raketës me njerëz vitin e ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit