Thirrja e Kurtit: Qëndroni në shtëpi, dëgjoni ekspertët dhe mos u frikësoni

Mos i humb

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka marrë masat e duhura për t’iu përgjigjur Covid-19.

“Kemi kufij të mbyllur, fluturime të pezulluara dhe transport të kufizuar. Në karantinë janë tri komuna, shkolla të mbyllura, kafet dhe restorantet si dhe ngjarjet sportive dhe kulturore janë pezulluar”, ka shkruar Kurti në Tëitter, transmeton Insajderi.

“Ne u kërkojmë njerëzve të qëndrojnë dhe të punojnë nga shtëpia”.

“Me veprimet tona ne duam të mbrojmë qytetarët tanë, veçanërisht të moshuarit që janë më të prekurit nga Koronavirusi. Higjiena duhet të jetë kudo”.

“Lani duart, shmangni turmat, mos shtërngoni duart, qëndroni në shtëpi, dëgjoni ekspertët dhe mos u frikësoni”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit