Thyen masat anticovid, gjobiten me 1 mln lekë 4 administratorë biznesesh në Durrës

Mos i humb

4 administratorë biznesesh në Durrës janë gjobitur me 1.000.000 lekë pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me rregullat anticovid.

Ata janë D. D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ;   A. K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ushtroi aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje; F. M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi ushtroi aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje;F. M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.    Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 4 administratorë subjektesh që u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, shtetasit: D. D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ;  A. K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ; F. M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ. F. M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit