Tillerson: Zhvendosja e ambasadës në Jerusalem mund të zgjasë disa vite

Mos i humb

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem mund të zgjasë disa vite.

Tillerson, i cili ndodhet për vizitë në Francë, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se përcaktimi i vendit për ambasadën në Jerusalem, plani i ndërtimit, autorizimi dhe ndërtimi i godinës “mund të marrë pak kohë”.

“Këtë vit nuk bëhet. Me gjasë, nuk do të realizohet as në vitin 2018”, tha Tillerson.

Shefi i diplomacisë amerikane theksoi se vendimi i presidentit Trump për Jerusalemin “nuk nënkupton status përfundimtar për Jerusalemin”, duke shtuar se kufijtë e Jerusalemit janë çështje që duhet vendosur me negociata nga palestinezët dhe izraelitët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit