Tre oficerë të policisë së Parisit pezullohen për rrahjen e producentit me ngjyrë

Mos i humb

Tre oficerë policie në Francë, u pezulluan pasi u shfaqën në një video duke rrahur një producent me ngjyrë në Parisin qendror. Incidenti i të Shtunës ka nxitur reagime të shumta në lidhje me sjelljen e forcave franceze të sigurisë.

Forcat policore gjatë kësaj jave janë akuzuar po ashtu edhe për përdorimin e forcës së panevojshme edhe teksa shkatërronin një kamp të improvizuar të emigrantëve në Paris. Incidentet vijnë edhe prezantimit të rregulloreve të reja të cilat ndalojnë transmetimet e fytyrave të policëve në video online. 

Ndaj sjelljes së policëve kanë reaguar  mijëra njerëz, mes tyre edhe ylli francez i futbollit Kylian Mbappe.

“Video e padurueshme, dhunë e papranueshme. Thuaj jo racizmit,” shkroi ai në Twitter pranë një fotoje të fytyrës së përgjakur të muzikantit.

Video e kamerave të sigurisë u publikua në Loopsider,   në të cilën tregohen se si tre oficerë e  shkelmojnë,  e gjuajnë me grushta dhe përdorin shkopinjtë e tyre mbi burrin pasi ai hyri në studion e tij. Loopsider tha se ai ishte ndaluar fillimisht për mos mbajtjen e maskës. Vetë muzikanti deklaroi se ishte dhunuar për të paktën 5 minuta. 

Ndërsa mbërriti në selinë e policisë të enjten me avokatin e tij për të ngritur një padi, ai u shpreh “Njerëzit të cilët duhet të më mbronin më sulmuan. Unë nuk bëra asgjë për ta merituar këtë. Unë thjesht dua që këta tre njerëz të dënohen ligji “.

Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo tha se ishte “tronditur thellë” nga “akti i patolerueshëm”. Ndërkohë që ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ai do të bënte presion për shkarkimin e oficerëve, duke thënë se ata kishin “ndotur uniformën e republikës”. Më parë këtë javë  Darmanin urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë pasi ata shpërbënë me dhunë një kamp të improvizuar të emigranteve në kryeqytet, duke u përplasur me emigrantët dhe aktivistët.

Ndërkohë, qeveria franceze vazhdon me projekt-ligjin e saj të diskutueshëm të sigurisë, për të cilën kundërshtarët thonë se mund të minojë aftësinë e medias për të kontrolluar sjelljen e policisë.

Neni 24 i projektligjit e  konsideron si vepër penale  postimi e imazheve të policisë ose ushtarëve në mediat sociale të cilat vlerësohet se i drejtojnë ata si individë. Qeveria argumenton se projektligji i ri nuk rrezikon të drejtat e medias dhe qytetarëve të zakonshëm për të raportuar abuzimet e policisë.

Por përballë kritikave qeveria shtoi një ndryshim, duke specifikuar se neni 24 “do të synojë vetëm shpërndarjen e imazheve që synojnë qartë dëmtimin e integritetit fizik ose psikologjik të një oficeri policie ose ushtari”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit