Toka ka pasur një unazë si Saturni

Mos i humb

Toka ka patur një unazë si Saturni rreth 466 milionë vite më parë. Sipas hipotezës së fundit mendohet se unaza ka ekzistuar për disa dhjetëra miliona vite, mjaftueshëm për të lënë pas një gjurmë gjeologjike.

Provat e ekzistencës qëndrojnë tek numri i lartë i meteoritëve të gjetur në 21 kratere, të gjithë të rënë në sipërfaqen e tokës në të njëjtën periudhë, mes 485 dhe 445 milionë vite më parë.

Sipas grupit të planetologëve të Universitetit Monash në Australi, për miliona vite materialet e unazës mund të kenë rënë gradualisht mbi Tokë, me një pozicion interesant pasi të gjithë janë gjetur në 30 gradë nga ekuatori.

Është rindërtuar një model në kompjuter dhe unaza nisi të fragmentohej përgjatë epokës së ngrirjes akullnajore.

Megjithatë aktualisht komuniteti shkencor po vijon punën për rindërtimin e plotë të historisë së Tokës, prania dhe forma e unazës dhe kushtet ekstreme klimatike në faza të ndryshme të ekzistencës së saj 4.5 miliardë vjeçare.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Earth and Planetary Science Letters”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit