
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me ministrin e Mbrojtjes së Japonisë Taro Kono, Kryetarin e Komisionit të Unionit Afrikan Moussa Faki Mahamat dhe Kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende.
Gjatë vizitës në Katar për Forumin e 19-të të Dohas, ministri turk zhvilloi një sërë takimesh diplomatike.
Çavushollu u takua me ish-ministrin e Jashtëm të Japonisë dhe aktualisht ministrin e Mbrojtjes së Japonisë, Taro Kono.
Kurse në takimin me Kryetarin e Komisionit të Unionit Afrikan Moussa Faki Mahamat u bisedua në lidhje me përgatitjet e Samitit të 3-të të Përbashkët Turqi-Afrikë, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Turqi.
Gjithashtu ai u takua edhe Kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende.


