Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

Mos i humb

Një 36-vjeçar i cili transportonte 4 emigrantë të paligjshëm është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës.

Në kuadër të operacionit  policor “ROAD GUARD 18” u bë arrestimi i shtetasi L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasin L. D., duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, bën me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit