Gjatë zjarrit që të shtunën vonë shpërtheu në një shtëpi, në lagjen Queens të New Yorkut, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tetë të tjerë u lënduan.
Në mesin e të vdekurve janë një 87-vjeçare dhe një 87-vjeçar dhe një grua e rreth moshës 30-vjeçare. Tre persona janë në gjendje kritike, mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar.
Pesë të lënduar janë në gjendje stabile dhe plagët e tyre nuk konsiderohen të rrezikshme mbi jetën.
Shkaku i zjarrit nuk dihet, ndërsa autoritetet kanë filluar hetimet.


