Tregu i ushqimit i pafiskalizuar, Braçe: Nga puna e bujkut po përfitojnë tregtarët

Mos i humb

Deputeti socialist Erion Braçe tha në kuvend se qeveria më çdo kusht duhet të çojë përpara procesin e fiskalizimit.

Ai tha se një nga sektorët për të cilin fiskalizimi është jetik, është bujqësia, pasi siç tha e gjithë pesha u rëndon bujqve, që nga momenti që e prodhojnë produktin deri në shitjen e tij me një çmim të tjetërsuar dhe shumë herë më të lartë nga tregtari.

Braçe tha se nëse qeveria nuk vepron shpejt bujqësia do të marrë goditje të madhe.

“Akti normativ që diskutohet sot ka të bëjë me fiskalizimin, të të gjitha transaksioneve që kryhen në të gjitha tregjet e këtij vendi, pas një dështimi me kasat fiskale, kjo i jep mundësi çdo biznesi që të formalizojë transaksionet në çdo treg, kjo përpjekje meriton të vlerësohet, sot ndryshimet me këtë akt i japin mundësi që të shkojë procesi deri në fund pa u gjobitur. Edhe me bujqësinë është një skandal, ky treg duhet formalizuar sa më shpejt që të gjithë të marrin hakun edhe për bujqësinë, për ndryshe jo vetëm që do dështojë çdo politikë mbështetëse e që qeveria është tërheq njëra pas tjetrës por bujqësia do të marrë goditje në prodhim dhe ofertë.

Nga bujku te tregtari te pallati është i pafiskalizuar. S’ka faturë, por letra dore dhe llafe. Domatja që del nga Lushnja dhe Divjaka me 50 lekë, paratë e bujkut i marrin tregtarët pa paguar asnjë taksë. Jo që do dështojë çdo politikë, bujqësia do marrë goditje më të madhe në krahun e ofertës dhe prodhimit. Kostoja në bujqësi e prodhimeve po rritet.

Krijimi e një zinxhiri të madh borxhesh që rëndojnë Ka grumbulles që kanë përfituar miliona euro në kurriz të bujqve. U prodhua produkti, u shit duhen paratë për të rimbjellë prodhimet. Fiskalizimi është jetik”, tha Braçe.

Braçe u ndal edhe tregu i hidrokarbureve ku tha se se nuk po fiskalizohen faturat nga karburantet. Ashtu siç e kishte thënë edhe në komisionin e ekonomisë, Braçe tha se prej kohësh për shkak të një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit, ka pezulluar zbatimin e vendimit të qeverisë për fiskalizimin në fushën e hidrokarbureve duke i dhënë të drejtë palës paditëse.

Braçe: Ashtu siç i jemi mundësinë OSHEE dhe ndërmarrjes së ujësjellësve që ti nënshtrohen dhe ata këtij procesi, ka tregje akoma ku fiskalizimi apo ndodh ende, dhe më i madhi i hidrokarbureve, pa diskutim që shqetësimi vjen nga madhësia e tij dhe formalizmi, më vjen ta them që dhe përpjekja për ta vendosur në regjimin e çdo transaksioni ka dështuar, marrëveshje e heshtur mes operatorëve që shmangin transaksionet në kohë reale.
Ishte jetike që ky treg ti nënshtrohej procesit të fiskalizimit. Kuponi tatimor që marrin qytetarët në pika karburanti nuk përputhet me ca është përcaktuar. Tani pse nuk po ndodh kjo, është çështje themelore dhe jetike, të vendoset ligji për tregjet për barazi dhe drejtësi.
Ka një arsye pse nuk po ndodh, është një operator i vetëm që është në disa kontrata me shtetin i cili pengon, sepse kërkon të vendos monopolin në tregun e hidrokarbureve. Pra është një kompani që pengonte deri në gusht këtë proces, dhe tanimë nuk është më penguese, prandaj qeveria të shkojë para me fiskalizmin në këtë treg, duhet vullnet dhe mos nënshtrim ndaj një operator që do gjithçka, që ka gjet mbështetje në politikë dhe disa këtu në kuvend që vendimin e qeverisë për të hapur tregun në procesin e fiskalizimit, se disa gjykata kanë ardhur qeverinë që ti japë të drejtë këtij operatori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit