Trump: Ditë shumë e rëndësishme për SHBA-në dhe Turqinë

Mos i humb

Presidenti amerikan ka shprehur mirënjohje për marrëveshjen e arritur midis SHBA-së dhe Turqisë në lidhje me Sirinë.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për SHBA-në dhe Turqinë”, tha Trump para gazetarëve gjatë një vizite në Teksas.

Ai falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se ai është një “lider i fortë” dhe “mori vendim të duhur”.

Ndryshe, zyrtarët turq dhe amerikanë sot njoftuan arritjen e një marrëveshjeje për një pauzim pesëditor të operacionit turk “Burimi i Paqes” në mënyrë që të mundësohet tërheqja e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt në veri të Sirisë dhe asgjësimi i pozitave dhe mbledhja e armëve të tyre.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence, më herët në Ankara e quajti “armëpushim” marrëveshjen e arritur dhe tha se SHBA do të sigurojë që brenda kësaj periudhe prej 120 prësh, terroristët të largohen nga zona.

Megjithatë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se pauzimi i operacionit nuk do të thotë ndalim i tij, duke shtuar se operacionit do t’i jepet fund vetëm pasi terroristët e YPG/PKK-së të jenë larguar nga rajoni.

Ai theksoi se marrëveshja në fjalë nuk është armëpushim, pasi, siç nënvizoi, armëpushimi mund të arrihet vetëm midis dy palëve legjitime.

Dakordimi midis SHBA-së dhe Turqisë erdhi pas një takimi kokë më kokë midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe nënpresidentit amerikan Pence, si dhe takimit midis delegacioneve të dy vendeve në Ankara, që gjithsej zgjatën mbi katër orë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit