Trump do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Mos i humb

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump planifikon që të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet në qytetin Davos të Zvicrës më 23-26 janar.

Zëdhënësja Sanders, në deklaratën e saj lidhur me këtë çështje, theksoi se Trumpi i kushton vëmendje pjesëmarrjes në organizime të tilla për interesat ekonomike të SHBA-ve.

“Presidenti mirëpret mundësitë për t’ju treguar liderëve botëror axhendën “Amerika e Para”. Presidenti me padurim pret që të tregojë industrinë dhe bizneset amerikane, si dhe politikat për fuqizimin e punëtorëve në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti”, u shpreh Sanders.

Pritet që njoftimi zyrtar në lidhje me vizitën e Trump në Zvicër të bëhet në ditët në vijim.

Presidenti i fundit amerikan që kishte marrë pjesë në Davos ishte ish-presidenti Bill Clinton në vitin 2000, ndërsa presidentët pas tij George W. Bush dhe Barack Obama kishin dërguar vetëm delegacione./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit