Trump kërkon hetime për raketën balistike ruse

Mos i humb

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të martën i dha ‘dritë të gjelbër’ Kongresit për të shqyrtuar nëse raketa balistike ruse ka shkelur traktatin bërthamor nga periudha e ish-presidentit Ronald Reagan.

Trump, në konsultim me zyrtarë të lartë qeveritarë, do të kryejë një inspektim për të përcaktuar nëse raketa balistike ruse RS-26 ka shkelur Traktatin e Forcave Bërthamore (INF) me rreze të mesme, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Në bazë të autoritetit që më është dhënë si President sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës … Në këtë mënyrë unë delegoj Sekretarin e Shtetit, në koordinim me Sekretarin e Mbrojtjes, Kryesuesin e Shefave të Shtabit të Përbashkët dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, funksionet dhe autoritetet që i janë dhënë Presidentit nga neni 1245 i Aktit të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes për vitin fiskal 2018”, thuhet në deklaratën e Trump.

Neni 1245 kërkon që inspektimi i raketës balistike RS-26 të bëhet brenda 90 ditëve pas miratimit të Aktit të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes (NDAA) më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Hetimi do të përcaktojë nëse raketa përfshihet në traktatin e ri START, një marrëveshje dypalëshe midis SHBA-së dhe Rusisë mbi masat për reduktimin e armëve strategjike sulmuese, ose është një shkelje e Traktatit të Forcave Bërthamore, sepse Rusia ka testuar fluturimin e një rakete të tillë të kategorive të përfshira në Traktatin e Forcave Bërthamore në më shumë se një mbushje raketore.

Traktati i Forcave Bërthamore (INF), është një marrëveshje e arritur në vitin 1987 midis Washingtonit dhe Moskës, e cila synon të eliminojë të gjitha raketat bërthamore dhe konvencionale me rreze të shkurtër prej 310-620 miljesh (500-1.000 kilometra) dhe raketa me rreze të mesme me gjerësi prej 620-3.420 miljesh (1.000 -5.500 km) si dhe lançuesit e tyre.

Sipas NDAA, nëse hetimi përcakton se raketa balistike RS-26 është përfshirë në Traktatin e ri START dhe se Rusia nuk ka ndërmarrë hapat të cilat kërkohen sipas saj, SHBA do të marrë në konsideratë të gjitha politikat dhe vendimeve për të përcaktuar nëse raketa ka shkelur Traktatin e Forcave Bërthamore (INF).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit