Kalin: Turqia po bën të duhurën për interesat e saj kombëtare

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, tha se Turqia është duke bërë gjënë e nevojshme për interesat e saj kombëtare me operacionin në Afrin dhe se nuk i detyrohet shpjegim askujt.

“Përgjigja jonë ndaj atyre që na thonë se operacioni në Afrin duhet të ndalet dhe gjëra të ngjashme, është se ne nuk i detyrohemi shpjegim askujt. Republika e Turqisë është duke bërë të duhurën për interesat e saj kombëtare”, tha Kalın.

– “Turqia nuk ka kontakte zyrtare me regjimin e Damaskut”

Zëdhënësi Kalın, tha se Turqia nuk ka kontakte zyrtare me regjimin e Damaskut, duke shtuar se megjithatë, inteligjenca turke mund të krijojë kontakt nëse kërkohet në kushte të jashtëzakonshme për të zgjidhur probleme të caktuara.

– “Kushdo që ndihmon PYD/YPG-në në Afrin do të llogaritet objektiv legjitim”

Kalın, duke folur për përpjekjen e grupeve terroriste pro-regjimit të Asadit për të hyrë në Afrin, tha se ndihma ndaj organizatës terroriste PYD/YPG do të konsiderohet akt terrorist dhe do t’i bëjë ndihmuesit e saj objektiv legjitim për Turqinë.

“A do të mund të bëjnë sërish një gjë të tillë? Është e mundur. Megjithatë, lidhur me këtë janë marrë masa. Çdo hap që do të hedhet në mbështetje të organizatës terroriste PYD/YPG atje do thotë radhitje në anën e njëjtë me organizatat terroriste dhe se ata do të jenë objektiv legjitim për ne”, tha Kalın.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit