Trump uron muslimanët me rastin e Ramazanit

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump uroi muslimanët në botë me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit.

Në mesazhin e tij të lëshuar me rastin e Ramazanit, Trump ka thënë se ky muaj është një mundësi për miliona muslimanë në gjithë botën në ripërtërirjen në rrugëtimin e tyre shpirtëror dhe forcimin e besimit, duke agjëruar, duke lexuar Kuran, duke ndihmuar ata që kanë nevojë dhe duke bërë mirësi.

“Këto veprime janë të lidhura ngushtë me vlerat universale, siç janë paqja, mirësia, dashuria dhe respekti për të tjerët, të cilat i vë në rend të parë besimi islam”, është shprehur Trump.

Trump tha se në muajt e fundit, është vërejtur edhe një herë fuqia e lutjeve në kohë të vështira.

“U uroj muslimanëve në SHBA dhe në gjithë botën një Ramazan të bereqetshëm dhe paqësor. Në këtë ditë kur fillon muaji i bekuar i Ramazanit, unë lutem që ata që besojnë në këtë kohë të shenjtë të jenë të qetë dhe të ripërtërijnë besimin e tyre. Me fat Ramazani”, ka thënë presidenti amerikan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit