Tunizia zbulon një tunel pranë rezidencës së ambasadorit francez

Mos i humb

Tunizia ka zbuluar një tunel pranë rezidencës së ambasadorit francez në kryeqytetin Tunis, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria përmes një deklarate tha se tuneli u hap në një shtëpi të frekuentuar nga një ekstremist në periferi të La Marsa.

Ministria tha se ka nisur hetimet për ngjarjen. Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme në lidhje me individin ose grupin që qëndron pas gërmimit të tunelit.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga ambasadori francez lidhur me raportin.

Autoritetet tuniziane kanë arritur të parandalojnë një numër sulmesh të celulave terroriste muajt e fundit.

Sulmi i fundit i madh terrorist në Tunizi ishte në mars të vitit 2016 kur grupi terrorist DEASH sulmoi një post-bllok të Gardës Kombëtare Tuniziane në qytetin Ben Gardane, duke vrarë të paktën 12 ushtarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit