Turqi, arrestohen 91 persona për mashtrim në Ministrinë e Jashtme

Mos i humb

Të paktën 91 persona u arrestuan sot në Turqi si pjesë e një hetimi rreth pretendimeve për parregullsi në provimet pranuese të Ministrisë së Jashtme me dyshime për lidhje me organizatën terroriste FETO.

Hetuesit nga kryeqyteti Ankara lëshuan fletë-arreste për 249 të dyshuar para operacioneve në 42 provinca.

Përmes një kumtese, nga Prokuroria thonë se të dyshuarit kanë hyrë në Ministrinë e Jashtme në vitet 2010, 2012 dhe 2013.

Në të shtohet se arrestimet janë bërë si pjesë e hetimit për parregullsive të bëra gjatë provimeve, në favor të anëtarëve të FETO-s.

Organizata terroriste FETO dhe lideri i tyre Fetullah Gülen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), qëndrojn pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, gjatë të cilit humbën jetën 251 persona, ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit