Lavrov: Rusia kundër sanksioneve të njëanshme dhe luftërave tregtare

Mos i humb

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Moska zyrtare është kundër çdo lloj sanksionesh të njëanshme, luftërave tregtare dhe të gjitha formave të shantazhit dhe presionit.

Lavrov në Moskë iu drejtua pjesëmarrësve të Forumit të 2-të për zhvillimin e parlamentarizmit dhe theksoi se në botë zhvillohen një numër konfliktesh dhe se diplomacia parlamentare kontribuon në forcimin e besimit midis shteteve dhe zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

“Organizimi dhe mbështetja e sulmeve ndaj kushtetutës është e papranueshme. Fenomene të tilla dënojnë një numër shtetesh dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Ne hedhim poshtë të gjitha llojet e shantazheve dhe presionit, përfshirë imponimin e njëanshëm të sanksioneve dhe luftërave tregtare”, tha Lavrov.

Në të njëjtën kohë, kryetari Dumës, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin tha se parlamentet kombëtare duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të zgjidhur krizën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

“Është e domosdoshme të mbrohet ligji ndërkombëtar. Imponimi i demokracisë së vetë shteteve tjera nga SHBA-të mund të rrezikojë të drejtën ndërkombëtare dhe të shkaktojë pasoja tronditëse në skenën politike”, tha Volodin.

Pjesëmarrësve të Forumit në Moskë iu drejtua edhe kreu i Këshillit të Federatës Ruse të Dhomës së Lartë të parlamentit rus, Valentina Matviyenko, e cila tha se parlamentarizmi është suksesi më i madh i qytetërimit botëror.

Ajo tha se parlamentarizmi kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve pozitive midis vendeve në botë që ballafaqohen me një sërë problemesh dhe sfidash të reja.

“Me qëllim të krijimit të sigurisë ndërkombëtare, është e nevojshme të zhvillohen qasje të reja të parlamentarizmit dhe të vendoset harmoni mes bashkësive etnike”, tha Matviyenko.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit