Turqi : Në 24 orët e fundit janë të shëruar mbi 2000 persona nga covid-19

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se mbi 2.297 persona janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi gjatë 24 orët e fundit,  (AA).

Koca tha se numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 182.995, duke shtuar se janë regjistruar 1.053 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka arritur në 207.897.

Ministri theksoi se nivelet i vendeve të mbushura në njësitë e kujdesit intensiv në Turqi është mes 59-61 për qind për një muaj.

Ai tha se numri i pacientëve të rinj që pranohen në spitale është po aq sa numri i pacientëve që lëshohet nga spitalet, duke shtuar se situata është e njëjtë me pacientët me intubacion.

Koca gjithashtu tha se ka pasur mesatarisht 7 për qind më pak raste të reja gjatë tre ditëve të fundit në pesë provinca që regjistruan rritje të numrit të rasteve.

Numri i rasteve të vdekjes në Turqi u rrit në 5.260, me 19 raste të reja të vdekjeve të raportuara në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve aktive në vend është më i ulët se 17.350.

Autoritetet shëndetësore turke kryen 50.500 teste të reja të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer mbi 3.73 milionë teste.

Që nga shfaqja e saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë mbi 539 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën.

Më shumë se 11,66 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 6,33 milionë pacientë janë shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit