![]()
Në kuadër të hetimit kundër organizatës terroriste FETO të ndërmarrë nga Prokuroria e Ankarasë nga 48 të dyshuar janë arrestuar 35 persona që janë personel punonjës në Komandën e Forcave Ajrore.
Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së mësohet se Zyra e Prokurorisë në Ankara për Hetimin e Krimeve të Terrorizmit lëshoi një urdhër arrest për 48 persona të dyshuar mbi provat dhe gjetjet e arritura në kuadër të hetimit kundër anëtarëve të organizatës terroriste FETO të infiltruar brenda Forcave të Armatosura Ajrore Turke.
Ekipet e Drejtorisë së luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Ankarasë, në kuadër të vendimit zhvilluan në orët e para të mëngjesit një operacion të njëkohshëm në 17 qytete të ndryshme me qendër Ankaranë.
Në operacion u arrestuan 35 persona për të cilët mësohet se janë oficerë aktiv në detyrë.
Është përcaktuar se të dyshuarit kanë komunikur me njëri tjetrin nëpërmjet telefonave publik me karta rimbushëse apo duke përdorur telefona të kafeterive dhe restoranteve.
Derisa kanë nisur procedurat për 17 të dyshuarit e arrestuar në Ankara, thuhet se brenda ditës do të fillojë dërgimi në Ankara edhe i të dyshuarve të tjerë të arrestuar në qytetet e tjera.
Ndërkohë bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet edhe për kapjen e 13 personave të tjerë që janë në arrati.


