Turqi, qyteti Denizli goditet nga një tërmet me magnitudë prej 6 ballësh

Mos i humb

Qyteti Denizli i Turqisë është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 6 ballësh.

Sipas informacioneve të marrë nga uebfaqja e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD), tërmeti ka ndodhur në rrethin Bozkurt të qytetit Denizli.

Epiqendra e tërmetit është në afërsi të një fshati në thellësi prej 7 kilometrash.

Në të njëjtin rreth sot edhe më parë kishte ndodhur një tërmet me magnitudë prej 4,2 ballësh.

Nuk ka raportime për viktima ose dëme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit