Turqia dhe Rusia zhvillojnë patrullimin në Siri

Mos i humb

Trupat turke dhe ruse kanë zhvilluar patrullimin e katërt të përbashkët tokësor në veriperëndim të Sirisë në përputhje me marrëveshjen e Moskës, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

“Patrulla e katërt e përbashkët turko-ruse u krye sot (e mërkurë) me automjete ajrore dhe tokësore në autostradën M4 në provincën Idlib të Sirisë, si pjesë e marrëveshjes së mëparshme TR-RF”, tha Ministria në Twitter.

Autostrada M4, e njohur edhe si rruga Alepo-Al Hasakah, është rreth 30 kilometra nga kufiri jugor i Turqisë.

Turqia dhe Rusia u dakorduan për një protokoll i cili u kërkoi palëve të “pushonin të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deskalimit në Idlib duke filluar nga ora 00.01 e 6 marsit të vitit 2020”.

Protokolli po ashtu thekson se patrullimet e përbashkëta turko-ruse do të fillonin më 15 mars përgjatë autostradës M4 nga vendbanimi Trumba, 2 km në perëndim të Saraqib, deri në vendbanimin e Ain al-Havr.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit