Zgjatet afati kufitar në Gjermani.

Mos i humb

Gjermania ka zgjatur për 20 ditë afatin e kontrolleve që ka filluar më 16 mars në kufirin me 5 vende për shkak të pandemisë së koronavisurit të ri (COVID-19).

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, Björn Grünewaelder në një konferencë sot në Berlin bëri të ditur se ministri i Brendshëm, Horst Seehofer ka vendosur zgjatjen deri më 4 maj të afatit për kontrollet në kufijtë me Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun dhe Danimarkën.

Grünewaelder vuri në dukje se të gjitha autoritetet janë informuar në lidhje me këtë vendim të marrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Më tej duke vënë theksin se Seehofer ka informuar sot edhe Këshillin e Ministrave, Grünewaelder tha se kontrolli kufitar i vendosur në kuadër të masave për COVID-19 është i vlefshëm edhe për ata që do të vijnë në vend nga Italia dhe Spanja nëpërmjet rrugës ajrore.

Në kuadër të kontrolleve kufitare, ata që nuk janë shtetas gjermanë dhe që nuk kanë leje qëndrimi në Gjermani nuk mund të hyjnë në vend nëse nuk kanë një arsye të vlefshme. Ndërkohë nga kjo praktikë janë të përjashtuar ata që duhet të kalojnë kufijtë për tregti të mallrave ose për të punuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit